Byrek me spinaq dhe djathë

Byreku me gjizë është një nga recetat më të dashura të kuzhinës shqiptare. I thjeshtë, por i mbushur me shije të pastër dhe të vërtetë, ai është i përsosur si për një mëngjes të ngrohtë familjar, ashtu edhe për një darkë të lehtë me miqtë.

Receta

Rendimenti

4 procione

Koha e Përgatitjes

5 minuta

Koha e Pjekjes

15 minuta

Koha Totale

20 minuta

Çfarë do të duhet?

  • 2 Tasë (i madh dhe i vogël)
  • Lugë druri
  • Okllai
  • Tepsi
  • Furçë kuzhine
  • Peshqir

Përbërësit

  • 500 g miell i bardhë
  • 250 ml ujë i vakët
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3–4 lugë gjelle vaj ulliri (për petët dhe sipër)
  • 400 g gjizë e freskët (rekomandohet gjiza nga AOOS Bio Farm)
  • 2 vezë (opsionale)
  • Pak piper i zi (sipas dëshirës)

Instruksione

  1. Përgatitja e brumit:
    Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën. Shtojmë gradualisht ujin e vakët dhe fillojmë të gatuajmë derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. E lëmë të pushojë për 30 minuta, i mbuluar me një peshqir.
  2. Përgatitja e mbushjes:
    Në një tas tjetër, shtojmë gjizën, vezët dhe pak piper të zi. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
  3. Formimi i petëve:
    Pasi brumi të ketë pushuar, e ndajmë në 6–8 toptha të vegjël. Çdo top e hapim me okllai në një petë të hollë.
  4. Shtresimi:
    Lyejmë tepsinë me pak vaj. Shtrojmë një petë në fund, e lyejmë me vaj, vendosim petën tjetër, dhe vazhdojmë kështu për 3–4 shtresa. Shtojmë mbushjen me gjizë. Pastaj vendosim petët e mbetura sipër, njëra mbi tjetrën, gjithmonë duke i lyer me vaj.
  5. Pjekja:
    Byrekun e spërkasim me pak vaj sipër dhe e fusim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe kore të kërcëllitshme.
  6. Servirja:
    E lëmë të ftohet pak para se ta presim dhe e shërbejmë të ngrohtë me kos ose dhallë.