Rreth nesh.
Bio Farm është një fermë shqiptare familjare qe merret me bujqesi e blegtori.Vendodhja e saj eshte nje nga pikat me te forta, e vendosur në zemër të Këlcyrës ne nje nga zonat me te pasura natyrore te vendit, pranë lugines se lumit Aoos (Vjosa), nga ku ka eshte frymzuar edhe emri. Jemi të rrethuar nga natyra e pastër dhe ajri i freskët, dhe pikërisht aty lindin produktet tona.
Vlerat Tona.
Këtu, mes kodrash dhe ajrit të pastër, dele të lumtura kullosin të lira çdo ditë.
Kujdesi për kafshët
Respekt për natyrën
Produkte pa shtesa
Transparencë dhe besim
Përkushtim në çdo hap
Bulmeti nga Përmeti.
Specializohemi në prodhimin e djathit të deles 100% natyral, me qumësht të freskët nga delet e fermës sonë. Ne nuk blejmë lëndë të parë — çdo gjë lind, rritet dhe përpunohet me kujdes prej nesh.
Fokusi ynë është krijimi i ushqimeve të shëdetshme, gjithmonë duke respektuar mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve. Për ne, ushqimi i mirë nuk është vetëm një produkt është mënyra si jetojmë e punojmë çdo ditë.
Nga natyra, me dashuri — në tryezën tuaj.
Kafshët tona
Te Aoos Bio Farm,delet tona jane pjese e perditshmerise sone jo vetem burim prodhimi,por pjese e gjalle e jetes ne ferme.Ato rriten ne kushte te kontrolluar dhe te qete ku marrin ushqim te balancuar. Ne kujdesemi cdo dite per shendetin dhe mirqenien e tyre me te njetin perkushtim qe tregojme per produktet tona.Sepse nje kafshe lumtur jep gjithmon me te miren.
Nga ferma, tek ju.
I gjithë prodhimi ndodh në fermën tonë.
Për cilësi që ndihet në çdo kafshatë
1.
Delet rriten me përkujdesje.
Në fermën tonë në Këlcyrë, çdo gjë nis me mirëqenie dhe ushqim natyral.
2.
Mjelje e freskët në fermë.
Qumështi mblidhet menjëherë, pa udhëtime, pa ndërmjetës.
3.
Përpunim direkt aty ku prodhohet.
Nga qumështi i freskët krijohen djathë, gjizë e salcë kosi.
4.
Paketim në fermë, gati për t’u shpërndarë
Pa humbur feskinë, drejt e nga burimi tek ju.







