Fërgesë me Gjizë

Fërgesa me gjizë është një pjatë e ngrohtë, e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur, që sjell shijen e kuzhinës tradicionale shqiptare në çdo vakt. E bërë me gjizë të freskët AOOS, domate dhe speca, është një nga mënyrat më të mira për të shijuar këtë përbërës të veçantë.

Receta

Rendimenti

4 procione

Koha e Përgatitjes

10 minuta

Koha e Pjekjes

25 minuta

Koha Totale

35 minuta

Çfarë do të duhet?

  • Tigan i thellë
  • Tavë
  • Spatulë ose lugë druri rezistente ndaj nxehtësisë

Përbërësit

  • 300 g gjizë AOOS
  • 3 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 1 spec djegës
  • 3 domate
  • 3 hudhra të njoma
  • 1 lugë gjelle gjalpë AOOS
  • Kripë dhe piper sipas dëshirës

Instruksione

  1. Kaurdisja e perimeve:
    Në një tigan me vaj, kaurdisni specat e kuq të prerë mesatarisht. Shtoni specin jeshil, hudhrat me gjithë bisht dhe domatet e grira. Përziejini mirë dhe lërini të zbuten.
  2. Shtimi i gjizës:
    Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Shtoni gjizën AOOS dhe përziejeni fërgesën derisa të lidhet dhe të trashet pak masa.
  3. Pjekja në furrë:
    Shtoni një lugë gjalp AOOS sipër për më shumë shije dhe spërkateni me spec të kuq pluhur. Kalojeni në një tavë dhe piqeni në 180°C për 15 minuta.
  4. Shërbimi:
    Shërbejeni të ngrohtë me bukë të thekur ose si pjesë të një vakti të plotë tradicional.