Tavë me Kungull dhe Kaçkavall

Një tavë e lehtë, plot shije dhe e përshtatshme për çdo stinë. Kungulli i njomë bashkohet me vezë dhe djathë kaçkavall AOOS për të krijuar një pjatë të butë, kremoze dhe me kore të artë. Mund të shërbehet si pjatë kryesore vegjetariane apo si garniturë.

Receta

Rendimenti

4 procione

Koha e Përgatitjes

15 minuta

Koha e Pjekjes

30 minuta

Koha Totale

45 minuta

Çfarë do të duhet?

  • Rendëse
  • Peshqir kuzhine
  • Tigan
  • Tavë

Përbërësit

  • 2 kunguj të njomë
  • 3 vezë
  • 150 g djathë kaçkavall AOOS i grirë
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë gjelle gjalp AOOS
  • 1 lugë gjelle miell (opsionale)
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak majdanoz i grirë

Instruksione

  1. Përgatitja e përbërësve:
    Grini kungujt dhe lërini me pak kripë për 10 minuta, pastaj shtrydhini lehtë për të larguar lagështinë e tepërt. Grini qepën hollë.
  2. Skaurdisja:
    Në një tigan shkrijeni gjalpin AOOS dhe kaurdisni qepën derisa të zbutet. Shtoni kungullin dhe kaurdiseni për disa minuta.
  3. Përzierja:
    Në një tas përzieni vezët, kaçkavallin AOOS, majdanozin, kripë e piper. Shtoni kungullin dhe përziejeni lehtë.
  4. Pjekja:
    Derdhni masën në një tavë të lyer me pak gjalp. Opsionalisht, spërkateni me pak djathë sipër për kore. Piqeni në 180°C për 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
  5. Shërbimi:
    Shërbehet e ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Ideale për një drekë të lehtë apo për t’u marrë me vete.