Rreth nesh.

Bio Farm është një fermë shqiptare familjare qe merret me bujqesi e blegtori.Vendodhja e saj eshte nje nga pikat me te forta,  e vendosur në zemër të Këlcyrës ne nje nga zonat me te pasura natyrore te vendit, pranë lugines se lumit Aoos (Vjosa), nga ku ka eshte frymzuar  edhe emri. Jemi të rrethuar nga natyra e pastër dhe ajri i freskët, dhe pikërisht aty lindin produktet tona.

Vlerat Tona.

Këtu, mes kodrash dhe ajrit të pastër, dele të lumtura kullosin të lira çdo ditë.

Kujdesi për kafshët

Respekt për natyrën

Produkte pa shtesa

Transparencë dhe besim

Përkushtim
në çdo hap

Bulmeti nga Përmeti.

Specializohemi në prodhimin e djathit të deles 100% natyral, me qumësht të freskët nga delet e fermës sonë. Ne nuk blejmë lëndë të parë — çdo gjë lind, rritet dhe përpunohet me kujdes prej nesh.

Fokusi ynë është krijimi i ushqimeve të shëdetshme, gjithmonë duke respektuar mjedisin dhe mirëqenien  e kafshëve. Për ne, ushqimi i mirë nuk është vetëm një produkt  është mënyra si jetojmë e punojmë çdo ditë.

Nga natyra, me dashuri — në tryezën tuaj.

Kafshët tona

Te Aoos Bio Farm,delet tona jane pjese e perditshmerise sone jo vetem burim prodhimi,por pjese e gjalle e jetes ne ferme.Ato rriten ne kushte te kontrolluar dhe te qete ku marrin ushqim te balancuar. Ne kujdesemi  cdo dite  per shendetin dhe mirqenien e tyre  me te njetin perkushtim qe tregojme per produktet tona.Sepse nje kafshe lumtur jep gjithmon me te miren.

Nga ferma, tek ju.

I gjithë prodhimi ndodh në fermën tonë.

Për cilësi që ndihet në çdo kafshatë

Produktet tona

Bulmet i pasur dhe bio, për çdo ditë të shëndetshme. 

Na Kontakto

Jemi gjithmonë të hapur për komunikim